Rreth Eco Bike

C’farë është Eco Bicycle ? |
Eco Bicycle është një program që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare dhe europiane që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të komunitetit tonë.
Si funksionon Eco Bicycle ?
Eco Bicycle është një shërbim publik që i ofrohet qytetarëve nëpërmjet stacion/parkimit të bicikletave në pika të ndryshme të qytetit, për të lëvizur dhe kryer punët e përditshme. Këto stacione bicikletash do të ngrihen nga PASS dhe do të mbikqyren në bashkëpunim me pushtetin lokal, duke punësuar njerëz me mundësi të pakta dhe familje në nevojë.

Kush janë përfitimet e Eco Bicycle ? |
Eco-Bicycle redukton trafikun në qëndrat e qyteteve, edukon komunitetin tonë sipas një modeli të zhvilluar europian duke përftuar njëkohësisht nga të mirat e përdorimit të biçikletës, ofron mundësinë për Pushtetin Lokal të përmirësojë transportin publik sipas modelit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor.
Shërbimi Eco-Bicycle
Eco-Bicycle është një shërbim që mund të ofrohet nga Bashkia e Qytetit, Universiteti dhe Organizata Jofitimprurëse në formën e një biznesi social. Ideja e biznesit social për të ofruar një transport ekologjik të lirë dhe mundësi punësimi për njerëz dhe familje në nevojë është eksperiencë e provuar në vëndet më të zhvilluara europiane.

Investimet Eco-Bicycle |
Investimi kryesor dhe kostot operative të Eco-Bicycle variojnë nga dendësia e popullsisë, numri i bicikletave të ofruara, zona e shërbimit dhe investimi bazë. Kostot kapitale përfshijnë prodhimin e bicikletave dhe të stacioneve, liçenca, ruajtja dhe sistemi i rikthimit të bicikletave që përdoret për të pajisur qytetarët me karta anëtarësie apo mekanizma të tjerë, qeraja apo blerja e makinave të cilat mundësojnë transportin e bicikletave, stacioneve dhe paisjeve të mirëmbajtjes, etj. Në qytete si Parisi, Munich apo New York kostoja vjetore për mirëmbajtjen e një biçiklete varion nga 3.000 – 4.000 USD. Kostot operative përfshijnë mirëmbajtjen, zëvendësimin e bicikletave jo më funksionale, shpërndarjen, stafi, sigurime, hapësira zyrash, hostim faqe interneti, etj.

Biçikleta me qera |
Eco Bicycle është një shërbim publik që i ofrohet qytetarëve nëpërmjet stacion/parkimit të bicikletave në pika të ndryshme të qytetit, për të lëvizur dhe kryer punët e përditshme.
1. Zgjidh biçikletën , 2. Pedalo, 3. Rikthejeni në stacionin më të afërt
Ky shërbim ofrohet nga ora 07:00 – 24:00, gjatë gjithë kohës.
Zgjidhja më e mirë, më ekonomike dhe më e shpejt për të kryer punët e përditshme.
Të ardhurat e Eco-Bicycle
Të ardhurat e përfituara nga shërbimi do të shkojnë; 1.për mirëmbajtjen e biçikletave dhe stacioneve; 2. për zgjerimin e stacioneve dhe shtimin e biçikletave; 3.për punësimin e njerëzve nga familje në nevojë; 4.për promovimin e shërbimit.
Vija e Gjelbërt
Vija e gjelbërt është një koncept i ri që përshtatet me nevojat e Qyteteve tona për korsinë e biçikletave. Vija e gjelbërt mund të jetë anës rrugës, pranë trotuarit dhe mbi pjesë të caktuara të trotuarit. Kjo korsi do të dallohet nga një vijë e gjelbërt dhe sinjalistikën e rrugë kalimi për biçikleta.
Rreth Eco-Bicycle
Eco Bicycle është një program që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare dhe europiane që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të komunitetit tonë.
Të rejat më të fundit nga twitter:
twitter.com/steveboikoEco-Bike Arkiv